Këngëtarja dhe kantautorja e njohur australiane, Sia ka zbuluar së fundmi se vuan nga një sëmundje e rrallë që i shkakton dhimbje në kyçe dhe lodhje ekstreme.
Në një postim në rrjetet sociale, ylli australian i popit bëri me dije se vuan nga Ehlers-Danlos Syndrome (EDS).
“Unë thjesht doja t’ju thosha atyre që vuajnë nga dhimbja, qoftë fizike apo emocionale, se ju dua, vazhdoni të luftoi. Dhimbja është demoralizuese, por ju nuk jeni vetëm”-shkroi Sia.
Në të kaluarën, këngëtarja ka zbuluar për varësinë e saj ndaj alkoolit dhe ilaçeve për dhimbjen./Gazeta Liberale