Showbiz

Këngëtari zbulon sekretet: Jackson i sëmurë mendor, luante më fëmijët

Shkruar nga Liberale
Këngëtari zbulon sekretet: Jackson i sëmurë mendor, luante

Elton John po përgatit një libër autobiografik me titullin “Me”, ku po nxjerr sekrete të yjeve të Hollivudit. Në libër ai ka folur edhe për yllin e popit, Michael Jackson, duke u ndalur kryesisht te shëndeti mendor i këngëtarit.

Pastaj krejt papritur nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presley- n. Një Zot e di se çfarë droge  po merrte, por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet sëmurë mendërisht. Ishte e  vështirë të kaloje kohë me të”, shprehet John.

Po kështu, Elton rrëfen se si në një festë në shtëpinë e tij, ku ftoi edhe Michael- in, ky i fundit u largua nga të ftuarit dhe nisi të luante me djalin e shërbëtores së Elton- it.

Nuk e di pse, por ai nuk e përballonte dot shoqërinë e të rriturve”, shkrun John në librin e tij, që pritet të dalë të martën./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1092932,1092931,1092930"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH