Globi

Këngëtari turk qëllohet për vdekje pasi refuzoi të këndonte këngën që donin fansat

Shkruar nga Liberale
Këngëtari turk qëllohet për vdekje pasi refuzoi të

Këngëtari turk Onur Şener (45 vjeç) u rrah dhe u qëlllua për vdekje nga tre fansa pas një performance në një klub nate në kryeqytetin turk Ankara. Şener u vra sepse nuk donte të këndonte një këngë me kërkesë të klientëve.

Tre fansat i kërkuan këngëtarit që të këndonte një këngë gjatë performancës. Şener filloi ta këndonte këngën në formë karaoke, por treshja nuk u mjaftua me kaq. Njëri prej tyre kërkoi që këngëtari ta këndonte këngën ashtu siç donin ata. Şener refuzoi dhe thuhet se u tha burrave që të mos ndërhynin në punën e tij, raportoi gazeta turke Hurriyet.

Pas debatit ata udëbuan nga lokali. Treshja problematike e ka pritur këngëtarin jashtë pas koncertit me shishe të thyera dhe e ka goditur në kokë, qafë dhe fytyrë. Şener u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Policia ka arrestuar tre të dyshuarit. Bëhet fjalë për zyrtarët İlker K., Ali G. dhe inxhinierin elektrik Semih S.. Sipas mediave turke, Ali dhe Semih pretenduan në polici se İlker e vrau këngëtarin dhe se ata u përpoqën t'i ndanin. İlker nga ana e tij thotë se nuk e kreu ai vrasjen, por  nuk e di kush se kreu atë. Nga hetimet  rezulton se janë thyer edhe kamerat e sigurisë përreth lokalit të natës.

Şener ka performuar gjerësisht në Turqi dhe është bërë i famshëm që kur iu bashkua shfaqjes së talenteve televizive muzikore në vitin 2013. Këngëtari la pas një fëmijë dhe gruan. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH