Globi

Këngëtari i njohur përfundon në spital

Shkruar nga Liberale
Këngëtari i njohur përfundon në spital

Sir Elton John e kaloi natën në spital, pasi u rrëzua në vilën e tij në Nice. Këngëtari 76-vjeçar u dërgua në departamentin ortopedik të qendrës spitalore Princess Grace në Monako, ku u trajtua për lëndime të lehta.

Sir Elton u paraqit në spital pas një rrëzimi dje në shtëpinë e tij në jug të Francës”, konfirmoi një zëdhënës për BBC. “Pas kontrolleve, ai është liruar menjëherë mëngjesin e sotëm dhe tani është kthyer në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”.

Sir Elton John e ka kaluar verën në Francë me bashkëshortin e tij David Furnish dhe dy djemtë e tyre, pasi përfundoi turneun e tij të gjatë Farewell Yellow Brick Road në korrik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH