1

Këngëtari i njohur habit me deklaratën: Do doja të mos kisha bërë…

               Publikuar në : 13:09 - 19/05/20 liberale

Këngëtari Justin Bieber i cili u martua dy vite më parë me modelen, Hailey Baldwin tregon se është penduar që ka kryer marrëdhënie seksuale para martesës dhe se do të donte ta kishte ruajtur veten për martesë.

Kjo deklaratë e ka shokuar rrjetin pasi tashmë të gjithë e dimë që para martesës këngëtari ka qenë në një lidhje të gjatë me Selena Gomez.

“Nëse do kthehesha pas dhe nuk do kaloja ato të këqija që kam kaluar, do e ruaja veten për martesë. E di që duket si çmenduri, por seksi mund të komplikojë gjërat”, tha këngëtari.

Bieber e bëri këtë deklaratë në krah të bashkëshortes së tij, e cila u shpreh se ajo ndihet ndryshe.

“Nuk e di nëse do bëja të njëjtën gjë sepse ne kemi patur rrugë të ndryshme në jetë. Por bie dakort me faktin që seksi mund të komplikojë gjërat”, tha modelja.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back