Aktualitet

"Kemi tjetër skenar", Flamur Noka flet para protestës: Sot e në vijim do të ketë dy Parlamente

Shkruar nga Liberale
"Kemi tjetër skenar", Flamur Noka flet para protestës: Sot e

Deputeti demokrat Flamur Noka ka folur sot për detajet e fundit para protestës së paralajmëruar nga kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha.

Ai shtoi se tashmë e në vijim do të ketë dy Parlamente, ai brenda me deputetët, dhe ai jashtë me qytetarët.

“Situata ën të cilën zhvillohet ky revolucion është e imponuar nga sjellja e kryeministrit dhe organizatës së tij kriminale që quhet qeveri. Afera Rama-McGonigal nuk mund të kalojë, sepse është aferë korruptive për të goditur opozitën. Rama nuk mund të jetë më kryeministër i këtij vendi. E gjithë kjo është bërë vetëm për t’i shërbyer karriges së Edi Ramës. Janë 750 mijë opozitarë që nuk mund t’i nëpërkëmbë apo t’i shkelë Rama. E kemi sot protestën, do ta kemi ditën e enjte, pasi parlamenti është shndërruar në një fole ku krimi dhe korrupsioni janë bashkë. Ky Parlament ose do t’i rikthehet legjitimitetit, ose Parlament duke zhdukur opozitën nuk do të ketë! Sot do të ketë dy Parlamente dhe do të ketë në vazhdim, një Parlament brenda dhe një Parlament jashtë, ai i qytetarëve. Edi Rama nuk mundet t’a kalojë këtë situatë”, tha Noka.

Ai u shpreh se sot do të ketë tjetër skenar nga ai i ditës së shtunë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH