Ekonomi

Këmbimi valutor/ Rriten Euro, Dollari dhe Paundi

               Publikuar në : 11:55 - 16/04/19 Liberale

Monedha e eurozonës ka pësuar rritje gjatë ditës së sotme duke u rritur me 0.2 pikë. Euro këmbehet sot në pikat e këmbimit me 124 lekë. Dollari është rritur gjithashtu me 0.3 lekë duke kapur kuotën e 109.5 lekëve.

Rritje ka pësuar edhe Paundi britanik pavarësisht luhatjeve dhe tensioneve të ndryshme të Brexit. Ende nuk dihet se çfarë fati do të ketë dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Për sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare ndryshe nga monedhat kryesore, kanë pësuar një zhvlerësim kundrejt lekut. Dollari austrialian ka rënë me 0.2 lekë duke arritur në kuotën e 78 lekëve. Dollar kanadez po ashtu ka rënë me 0.2 lekë duke arritur në kuotën e 81.5 lekëve. Franga zvicerane nga ana tjetër duket se është e vetmja që nuk ka pësuar rënie duke vazhduar të qëndroje në të njëjtat nivele.

Franga këmbehet ditën e sotme në kuotën e 109 lekëve.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *