Aktualitet

Këlliçi për arrestimin e Lefter Kokës: Sot ka hyrë koka e vogël brenda

Shkruar nga Liberale
Këlliçi për arrestimin e Lefter Kokës: Sot ka hyrë

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, i ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ me gazetaren Marsela Karapanço komentoi arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, për të cilin theksoi se ishte një vendim shumë i vonuar dhe se duhet të ishte vepruar më herët nga institucionet.

Ai gjithashtu theksoi se arrestimi i ish-ministrit ishte vetën koka e vogël, pasi sipas tij duhen arrestuar të tjera figura politike dhe se duhet që autoritetet sipas tij të nisin nga kryeministri Rama.

“Lajm shumë i vonuar dhe unë e kam pritur. Unë e kam denoncuar dhe kur unë e kam thënë disa persona kanë qeshur. Sipas informacioneve që kam pasur në marrëveshje me Edi Ramën. Sot ka hyrë koka e vogël brenda. Puna është që koka e madhe Edi Rama, Veliaj ende nuk janë kapur. Kjo aferë është kryekëput me kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë Veliaj, ai është ideatori më i madh i vjedhjes. Gjithashtu unë e pres ditën e premte Mërtiri, në gjyq të përballet. Unë dua të dalë vetëm e vërteta sepse kam bërë vetëm detyrën time dhe do ta bëj deri në fund.", tha Këlliçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH