Kryesore

Keira Knightley VS Brexit: Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë

               Publikuar në : 19:56 - 05/04/19 Liberale

Aktorja angleze Keira Knightley ka jetuar në Gjermani si pjesë e një programi shkëmbimi studentësh.

Gjatë një interviste për FAZ, ajo foli në lidhje me pervojat e saj, kuzhinën gjermane që e mahniti, pikëpamjet për njerëzit atje, por edhe mbi Brexit.

Isha pjesë e një programi shkëmbimi studentësh në një shkollë në Konstanz. Kjo eksperiencë ka ndodhur në fund të 1990-ës. Isha në moshën 14-vjeçare dhe më pëlqeu shumë. Konstanz është një qytet i bukur. U befasova sa njerëz të bukur kishte, por edhe shkollat gjermane ishin të mrekullueshme”, -tregoi ajo, duke iu referuar eksperiencës së parë që përjetoi në Gjermani.

Knightley tregoi se krahasur me shkollat britanike, Gjermania ishte shumë e qartë. Aktorja tha se çdo gjë në qytet ishte e pastër dhe e rregullt. Sipas saj, kjo ishte diçka që binte në sy menjëherë, madje shkolla e aktorës në Londër ishte e mirë, por jo aq e pastër sa shkollat gjermane. Shkollat angleze ishin të mbushura me grafite. Ndërsa, në shkollat gjermane nuk ekzistonte një gjë e tillë.

Kurse studentët mbanin fanella “Fruit of the Loom”. Kjo është ajo çfarë kujtonte nga ato vite, duke treguar se ishte diçka e domosdoshme. Ajo tregoi se të gjithë njerëzit udhëtonin me biçikleta.

Aktorja zbuloi se priste që ushqimi të mos ishte aspak i mirë, por ishte befasuar kur u përball me realitetin.

“Të gjithë thonin se ushqimi atje do të ishte i keq, por siç doli në fakt nuk ishte aspak i keq. Përkundrazi, sa herë jam në Gjermani, ha gjithmonë mirë”,- tregoi aktorja.

Ajo tha se Franca ishte një alternativë për programin e shkëmbimit të studentëve, por për shkak se i vëllai i saj kishte zgjedhur gjermanishten si gjuhë të dytë në shkollë, ajo udhëtoi drejt Gjermanisë.

Sa i përket gjermanishtes, ajo tha se mësoi diçka rreth gjuhës, por sot pak shumë gjëra mban mend, ndoshta disa fraza.

Pyetjes nëse arriti të njohë ndonjë shok gjerman, ajo tha se qëndroi për pak kohë, por djemtë nuk e pëlqyen atë.

Gjatë xhirimeve të filmit në Gjermani, Kira Knightley për rreth gjashtë javë, ka qëndruar në Këln, Berlin dhe tani në Hamburg.

“Ne po qëndronim në një shtëpi jashtë qytetit, por afër vendit të xhirimit të filmit, ndërsa kisha edhe vajzën me vete. Do kisha shumë dëshirë të qëndroja në Hamburg, por duhej të udhëtoja një orë çdo ditë, kështu që zgjodha një banesë afër vendit ku do realizohej filmi”,- tha ajo.

Knightley u shpreh se ka dëshirë të jetojë në Gjermani, pasi ekipi i filmit kishte të njëjtin humor si britanikët. Ajo tregoi se ndodhej në Hamburg për herë të dytë, pasi disa skena të “Kick It Like Beckham” u filmuan atje.

Keira Knightley tregoi se ishte kënaqur kur kishte vizituar sallën e koncerteve në Hamburg. Ajo tha se nuk kishte pasur kurrë probleme në rrugët e qytetit, ndërsa shëtiste për orë të gjata.

Edhe në Berlin kam udhëtuar e vetme. Unë shkoj shumë shpesh atje. Burri im luan me një grup dhe japin koncerte në atë qytet. Herën e fundit shkova me vajzën time dhe vizituam kopshtin zoologjik”,- tregoi Knightley.

Kur e pyetën për futbollin gjerman, ajo tha se Bayern Munich gjithmonë e fiton kampionatin. Pep Guardiola ishte trjaneri i mëparshëm i klubit, para se të merrte në dorëzim Manchester Cityn. Sigurisht, që e dinte se trajner i Liverpool-it ishte Jurgen Klopp.

Ju keni një akademi shumë të mirë futbolli. Ne dërgojmë shumë lojtarë të rinj për t’u trajnuar në Gjermani, ndërsa është për t’u habitur se sa të përgatitur teknikisht janë ata kur kthehen. Kjo është diçka e mirë, pasi ata mund të luajnë në skuadrën kombëtare kundër Gjermanisë dhe të fitojnë”,- tha ajo.

Keira u pyet nga gazetari edhe për artin gjerman, ndërsa tha se Egon Schiele ishte një nga piktorët e saj të preferuar.

Unë jam e mahnitur nga arti i Republikës së Weimarit. Unë jam një admiruese e Ernst Ludëig Kirchner. Më pëlqen Otto Dix. Dëgjova shumë edhe Richard Wagner. Dhe më pëlqen shumë Kraftëerk, një grup fantastik”, – tregoi ajo.

Aktorja ju referua shumë edhe Carl Lagerfeld, me të cilin bashkëpunonte ngushtë.

Ishte një legjendë, njëkohësisht edhe një idhull. Ai ishte shumë i dashur për mua. Carl jetoi në botën e tij. Dhe ishte një botë kaq e bukur!”,- nënvizoi ajo.

Për Luftën e Dytë Botërore dhe armiqësinë mes britanikëve dhe gjermanëve, ajo tregoi se prindërit i kishin rrëfyer disa histori.

Në Londër shenjat e luftës janë ende të dukshme nëse e shikoni nga afër. Kur isha fëmijë kam pyetur pse disa shtëpi ishin ndryshe nga disa të tjera. Prindërit më tregonin se kjo kishte ardhur për shkak të shpërthimit të një bombe. Kjo ishte katastrofa e fundit më e madhe në Europë. Tani përmes filmit, unë kam zbuluar edhe periudhën e pasluftës. Tani pyes veten shpeshherë se si u bë e mundur ndërtimi i këtij kontinenti dhe për më tepër krijimi i paqes për 70 vite. Por kjo është një fitore e madhe e këtij brezi dhe ne shpesh e harrojmë këtë”,- tha ajo.

Ajo tregoi se për gjermanët ende vazhdohet të jepet një imazh i keq në filma dhe në disa seri televizive në Britani, por për të dhe të vëllanë, Gjermania është ndryshe. Ajo tregoi se ata kanë shumë miq gjermanë dhe në mendjen e tyre qëndron një pamje krejt tjetër.

Megjithatë konkurrenca mes dy vendeve shprehet mjaft mirë në ndeshjet e futbollit, atëherë kur dy përfaqësueset kombëtare ndeshen me njëra-tjetrën.

Personalisht kam ndjerë armiqësi dhe gjithmonë më ka pëlqyer të jem në Gjermani”,- tha ajo.

Keira Knightley foli edhe për Brexit, duke deklaruar se gjithmonë ka përdorur lëvizjen e lirë për punë në Europë. Ajo tregoi se ka punuar në Gjermani, Francë dhe Itali.

A mund ta mendoni se nuk kam votuar për largim nga BE-ja? Mendoj se askush nuk e ka idenë se çfarë mund të ndodhë pas Brexit. Edhe ata që kanë informacion më shumë se çdokush, shfaqen të hutuar. Kjo është arsyeja pse ne po jetojmë një situatë stanjacioni”,- deklaroi ajo./ Gazeta Liberale

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *