Aktualitet

KED nis me vlerësimet për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese

Shkruar nga Liberale
KED nis me vlerësimet për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka nisur vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

Një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bëri publike listën e personave që aplikonin për vendin vakant të krijuar nga largimi i ish-gjyqtarit, Besnik Imeraj.

Në garë për këtë vend vakant janë 6 kandidatët: Dedë Kasneci, Envi Hicka, Prelë Martini, Shaqir Hasanaj, Vasil Bendo dhe Vjosa Bodo Mujo.

Deri më tani, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga dy anëtarë: Vitore Tushi dhe Besnik Muçi.

Besnik Muçi u dekretua pak ditë më parë nga presidenti Meta./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH