Aktualitet

KED i ndalon kandidimin në Kushtetuese gjyqtares Regleta Panajoti

               Publikuar në : 13:53 - 17/08/20 liberale

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka ndaluar Regleta Panajotit kandidimin si gjyqtare për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është marë gjatë mbledhjes së sotme.

Sipas njoftimit, vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të Znj. Regleta Panajoti do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

NJOFTIMI I KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 17.08.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:

Miratimi i procesverbaleve të përmbledhura të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020.

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019: – Regleta Panajoti.

Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.
Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, si dhe përfaqësuesja e Presidentit të Republikës. Nuk mori pjesë në këtë mbledhje Avokati i Popullit apo subjektet e tjera.

Pas miratimit të procesverbaleve të përmbledhura të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e akteve dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim si dhe duke u bazuar në vendimin nr.19 datë 30.07.2020 të Komisionit të Posaçëm të Apelimit , vendosi:

Shfuqizimin e vendimit nr.75, datë 24.07.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për lejimin e kandidimit të kandidatës:

Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.

1.1 Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.

2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019.

Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të Znj. Regleta Panajoti do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back