Globi

KE: Të fokusohemi në shëndetësi, punësim dhe stabilitet fiskal

Shkruar nga Liberale
KE: Të fokusohemi në shëndetësi, punësim dhe stabilitet

Në rekomandimet vjetore për bllokun me 27 vende anëtare, të quajtura Semestri Europian, ekzekutivi në Bruksel tha se Unioni duhet të koordinojë qasjen e tij për rimëkëmbjen ekonomike sapo pandemia koronavirus të largohet.

Komisioneri Europian për Ekonominë dhe Financat, Paolo Gentilioni, tha se gjatë fazës së rimëkëmbjes, investimet dhe reformat duhet të fokusohen në respektimin e mjedisit dhe në transicionit digjital si dhe të garantojnë barazi sociale.

“Rekomandimi ynë është që fillimisht të adresohen sfidat me të cilat po përballemi për shkak të pandemisë, prandaj duhet të fuqizohet sistemi ynë shëndetësor, të mbështesim punonjësit dhe të shpëtojmë kompanitë tona. Në të njëjtën kohë, sfidat me të cilat përballeshim përpara krizës nuk janë larguar. Klima jonë ende po vuan dhe mjedisi gjithashtu”, deklaroi Gentiloni.

Boshllëqet në buxhetet e të gjitha vendeve të BE-së, përveç Bullgarisë, do të zgjerohen përtej kufirit të zakonshëm të bllokut prej 3% të prodhimit të brendshëm bruto këtë vit, ndërsa qeveritë do të përdorin fonde publike për të përmirësuar ekonomitë që pritet të zhyten në një recesion tepër të thellë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH