Kryesore

KE: Rezultatet e testit për Covid-19 brenda 24 orëve

               Publikuar në : 21:15 - 18/09/20 liberale

Rezultatet e testit për koronavirusin e ri nuk duhet të zgjasin më shumë se 24 orë, me qëllim mundësimin e një gjurmimi real të kontakteve të mundshme, tha sot Komisioni i BE-së.

“Testimi i tërë rasteve në të gjithë popullatën me simptoma të përputhshme me Covid-19, duke përfshirë ato të lehta, duhet të jetë përparësi. Për ta arritur këtë, popullata duhet të ketë qasje të lehtë në testim dhe të inkurajohet të kërkojë testim menjëherë kur shfaqen simptoma të përputhshme me Covid-19”, vazhdoi KE.

Rekomandimet e KE-së përkojnë kryesisht me ato të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Parlamenti Europian, në përputhje me KE, miratoi të enjten një rezolutë, sipas së cilës rezultatet e testit të koronavirusit duhet të njihen reciprokisht në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe se duhet të krijohet kapacitet i mjaftueshëm për testim.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back