Aktualitet

KE prezanton kornizat e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Shkruar nga Liberale
KE prezanton kornizat e negociatave për Shqipërinë dhe

Komisioni Europian i ka prezantuar Këshillit draftin e kuadrit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi “ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën i këtyre dy vendeve drejt Bashkimit Europian".

"Sot shënohet një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Duke ofruar angazhimin tonë, ne përshkruajmë korniza konkrete për zhvillimin e negociatave të pranimit. Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit që kemi paraqitur në shkurt për ta bërë procesin e pranimit më të besueshëm, me një kontroll të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Mezi pres diskutimet me shtetet anëtare dhe mbajtjen sa më shpejt të konferencave të para ndërqeveritare me të dy vendet. E ardhmja e tyre qëndron qartë në Bashkimin Evropian dhe unë jam i bindur se ata do të vazhdojnë të zbatojnë reformat në rrugën e tyre të BE, siç kanë bërë deri më tani", shkruajti Varhelyi në Twitter.

Drafti ndahet në tri pjesë, që ka të bëj me principet, procedurat dhe substancën e negociatave. Propozimet parashikojnë një fokus edhe më të madh për reformat e kryera nga dy vendet, duke filluar nga respektimi i ligjit, dhe një përmirësim i kapitujve që do negociohen, që do të mblidhen sipas tematikave.

Komisioni Europian do t’i prezantoi draftin vendeve anëtare, së bashku me përditësimin e reformave nga dy vendet kandidate. Me miratimin e draftit, presidenca e Këshillit Europian do t’i paraqesë pozicionin zyrtar të BE-së dy vendeve gjatë konferencës ndër-qeveritare, që shënon fillimin zyrtar të negociatave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH