Aktualitet

Kë mund të djegë zjarri i opozitës së re Parlamentare!

Shkruar nga Liberale
Kë mund të djegë zjarri i opozitës së re Parlamentare!

Alfred Peza

Atëherë kur të gjithë po brohorisnin për tymin e bardhë, që doli mbi çatinë e politikës shqiptare, pakkush e kishte mendjen tek zjarret poshtë tij. Arritja e marrëveshjes për reformën elektorale mes mazhorancës dhe opozitës, i ka dhënë fund një periudhe politike që tentoi ta nxirrte vendin nga shinat institucionale të rregullave demokratike, me synimin për ta futur në një rrugë pa krye. Përmes prishjes së rregullave të lojës, opozita kërkoi ta fitojë ndeshjen për pushtet në tavolinë, duke dashur që të diktojë pas kësaj, edhe vijimësinë e mëtejshme të “kampionatit”.

Pasi u end prej afër një viti e gjysëm rrugëve “kot së koti”, opozita vendosi që të rikthehet në fushën e lojës, përmes rregullave të dakordësuara me ndërmjetësinë e SHBA dhe BE. Debutimi mbetet që të bëhet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Deri atëherë, kanë mbetur edhe rreth 10 muaj të tjerë. Kohë e mjaftueshme për të gjithë, që të nisin që tani përgatitjet për fushatën elektorale, për ta konkluduar atë në ditën e votimit.

E atëherë kur u duk se gjithçka mbaroi dhe palëve u mbetej vetëm që të ndiznin motorrët e makinave të tyre elektorale, për tu bërë gati për udhëtimin zgjedhjet të radhës, duket sikur tani në fund po kuptohet se ka ende një pengesë tjetër jo të vogël për të kapërcyer. Ka një zjarr të sapondezur pas dakordësisë, i cili duket se do të vijojë që të rritet deri tek votimi i reformës së re elektorale, në Parlament.

Përfaqësuesit e opozitës së re parlamentare, kanë disa ditë që po e ngrejnë zërin e tyre, pasi nuk duan që palët politike ti marin si të mirëqenë. Mbi të gjitha opozita jashtëparlamentare. Sepse kur PD dhe LSI doli në rrugë, ata zunë vendet që u takonin nga listat e firmosura prej Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, në anën bosh të Parlamentit. E pasi u poshtëruan dhe u anatemuan për këtë nga opozita e rrugës dhe propaganda e saj, tani u kërkohet që të votojnë pro marrëveshjes së firmosur nga PD e LSI dhe kundër vetes.

Kjo do të thotë se Basha e Kryemadhi po u kërkojnë që të votojnë për daljen e tyre nga politika. Ndaj kanë gjithë të drejtën e Zotit dhe të robit, që të ndihen të fyer. Kjo e ka futur PS mes dy zjarreve: Nga njëra anë mazhoranca ka firmosur një marrëveshje me PD dhe LSI e nga ana tjetër, janë përballë rreth 40 deputetëve të opozitës së re parlamentare, që kërkojnë garanci të tjera para se ta votojnë atë. Kërkojnë një sistem të ri zgjedhor me lista të hapura, komisione të depolitizuara, e kështu me radhë.

Ky zhvillim e ka komplikuar zgjidhjen e shpejtë të ekuacionit të dakordësisë së arritur me ndihmën e SHBA dhe BE në tryezën e Këshillit Politik. E sigurtë është se PS do ti përmbahet deri në fund asaj. Sikundër po bën çdo përpjekje, për të gjetur një zgjidhje që do ta përafronte me marrëveshjen edhe opozitën e re parlamentare, deri në momentin e votimit. Takimet e Kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi dhe sëfundi të Kryeministrit Edi Rama me ta, është pikërisht tregues i këtij sensibiliteti dhe shprehje e vullnetit maksimal politik për zgjidhje.

Çudia është se opozita jashtëparlamentare nuk ka të njëjtën qasje dhe nuk po tregon të njëjtin vullnet si PS dhe mazhoranca e saj në këtë proces. Sepse deri më sot, nuk kemi parë publikisht asnjë përpjekje për tu ulur me deputetët që janë përzgjedhur në 2017 prej Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, në mënyrë që të kemi një përafrim të qëndrimeve deri në kapërcimin e kësaj pengese. E në vend që të ndiqnin shembullin e Ruçit dhe Ramës, PD dhe LSI kanë filluar fushatën e “blerjeve” dhe shantazheve nën rrogoz, kundër atyre që dikur i sulmuan, i anatemuan dhe i linçuan publikisht.

Shenjë e qartë se opozita e rrugës, nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga aventura e saj jashtëparlamentare, në raport me njerëzit e vet që sot i ka brenda asaj salle, të cilën ata vetë e braktisën këtu një vit e gjysëm më parë. Ironia është se edhe atëherë edhe sot, ata po sillen njëlloj. Duke i injoruar dhe duke mos i konsideruar. Nëse herën e parë e bënë për shkak të luftës me Ramën, tani po e bëjnë për interesin e vet. Ndaj ai zjarr që është ndezur, nëse nuk shuhet edhe me ndihmën e PD e LSI, më shumë se marrëveshjen rrezikon që të djegi Bashën dhe Kryemadhin ditën e votimit.m 100%, për naftën pasi është lënda jonë e parë.

3.Subvencionimin me 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit publik duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.

4.Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e tij në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi edhe transporti është një nga hallkat e tij.

5.Faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020

6.Të merren masa urgjente nga organet e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë pas pandemisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH