Showbiz

Katy Perry bie nga karrigia gjatë emisionit

Shkruar nga Liberale

Menjëherë në ndihmë i kanë ardhur anëtarët e tjerë të jurisë Lionel Richie dhe Luke Bryan, si edhe prezantuesi i spektaklit Ryan Seacrest i cili kur dëgjoi zhurmën vrapo nga skena drejt saj.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur 37-vjeçarja e veshur me kostumin e personazhit të famshëm të animuar bie në dysheme me këmbët përpjetë.

“A jeni mirë?”, e pyeti Ryan, ndërsa Katy u përgjigj “Po”.

“Ajo është mirë”, tha Ryan ndërsa e ngritën dhe e çuan përsëri në karrigen e saj.

Ndërkohë publiku dha mbështetjen maksimale duke brohoritur Katy, Katy, Katy.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH