Letërsi

Leteratura: Rudolf Marku, katër vinjete në mbrojtje të poezisë

Shkruar nga Liberale
Leteratura: Rudolf Marku, katër vinjete në mbrojtje të

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Sot do të gjeni në kopertinë: "Rudolf Marku, katër vinjete në mbrojtje të poezisë".

Ndërsa do të lexoni një shkrim me titull "Katër vinjete në mbrojtje të poezisë" nga Rudol Marku i cili e nis: "Para disa ditësh, një kanal televiziv shtetëror organizoi një gjyq për Poezinë e para viteve ’90 të shekullit të kaluar.Pak a shumë u tha se ai që u shpall Poet Laureat nuk duhet të shpallej i tillë, për shkak se ka shkruar një poezi për Partinë. U tha se Poezia e para viteve ’90 duhet gjykuar rreptësisht me parametrat revolucionare-demokratike të antikomunizmit të sotëm. U vunë në dyshim dhe akademiku dhe studjuesi i njohur, Profesor dhe Studjues Letërsie i një Universiteti prestigjioz amerikan, i mirënjohuri Gëzim Basha, me ca pretenca shkencore zhdanoviste të Kasolles së Galigatit. U shanë pa censurë poetë dhe personalitete të letërsisë bashkëkohore. U tha se ata që kanë lindur para viteve ’90 duhej të mos kishin lindur hiç, për hir të letërsisë së revolucionit të sotëm demokratik… Mjerisht, siç shihet, njëra nga ato netët e Valpurgjisë për të cilat flet Gëte te Fausti i vet."

Më pas do të gjeni shkrimin e Petrit Palushit me titullin: "Letërsia si një realitet i trilluar".

"Letërsia shfaqet si një lëndë e trilluar dhe jep atë që s’ndodh asnjëherë ose ndodh shumë rrallë; si e tillë ajo nuk mund të merret si një art i pëlqyeshëm që mund të përcjellë informacion tek lexuesi", shkruan Palushi.

Dhe për ta mbyllur me një shkrim me titull: "Tryeza e QKLL: Verli, duhet të përkthejmë historinë, të huajt mite të rreme rreth nesh". 

Këto dhe shumë të tjera do t’i gjeni në suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH