Globi

Katër ish-drejtuesit e UÇK sërish sot para Gjykatës Speciale në Hagë

Shkruar nga Liberale
Katër ish-drejtuesit e UÇK sërish sot para Gjykatës

Gjykata Speciale do të mbajë seancë të re ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit sot në orën 11:00.

Seanca do të jetë si një konferencë mbi ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte mbajtur më 18 nëntor.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH