Misteri i katër adoleshentëve të zhdukur po trondit për momentin Uellsin. Ata kishin shkuar në një kamping në Uellsin e Veriut ku policia tani po kontrollon zonën. Policia gjeti Silver Ford Fiesta në të cilën ata po udhëtonin, ndërkohë rrethoi zonën ndërsa një ambulancë u ul aty pranë. Prindërit e dëshpëruar thanë se as nuk e dinin se “po shkonin në kamping “, raporton Daily Mail.
“Studentët Harvey Owen, Wilf Henderson dhe Hugo Morris u panë për herë të fundit në zonën Porthmadog të Gwynedd të dielën në mëngjes. Adoleshentët, nga Shrewsbury, Shropshire, duhet të ktheheshin në shtëpi të hënën, por asnjëri prej tyre nuk kontaktoi me miqtë dhe familjes sikurse nuk janë aktiv as në WhatsApp”. Kjo është arsyeja pse ngjarja po trondit mbarë Uellsin.
/Liberale.al/