Life Style

Kate Middleton mezi pret ta takojë vajzën e princit Harry

               Publikuar në : 21:30 - 11/06/21 liberale

Kate Middleton shpreson ta takojë mbesën e saj së shpejti. Sot Kate u pyet për vajzën e porsalindur të princit Harry dhe Meghan Markle, Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor dhe përgjigjja e saj ishte shumë e ngrohtë.

Kate u pyet për Lilin, ndërsa ajo dhe Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden vizituan Akademinë Connor Downs në Hayle, Angli.

“Unë i uroj asaj gjithë të mirat. Mezi po pres ta takoj. Ne nuk e kemi takuar akoma. Shpresoj se do të ndodhë së shpejti.”, tha Dukesha e Kembrixhit për Lilin kur u pyet nga korrespondenti i jashtëm i NBC News, Andrew Mitchell. Kate gjithashtu tha se nuk e kishte parë ende Lilin në FaceTime.

Meghan Markle e solli në jetë fëmijën e dytë më 4 qershor. Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme që kur Harrry dhe Mghan u largua nga mbretëria vitin e kaluar, familja mbretërore ka dërguar urime të ngrohta drejt çiftit për ardhjen në jetë të vajzës së tyre të vogël, Lili


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back