Kryesore

Katёr muskёtierё  nё kёrkim tё artit magjik tё poezisё sё vёrtetë

               Publikuar në : 11:30 - 26/07/21 Nga Fatmir Minguli

(Shёnime kritike  pёr librin  “Pёrtej maskave” tё  katёr poetёve , Botime 2M, 2021 )

 Nga Fatmir Minguli

                                                Do mёsosh se nё rrugёtimin e jetёs

                                                     tёnde, do tё takosh shumё maska

                                                                                dhe pak fytyra.

                                                     Luigi Pirandelo – nobelist italian

Sapo merr nё duar e fillon tё shfletosh librin me poezi “Pёrtej maskave”,  do shohёsh se nёn okielon “Luftёtarёt” janё poetёt mё tё rinj  Denis Toçilla ( Demito), Elti Shahini, Josilda Murrja dhe Rozalina Dyrmishi.

Ndoshta nuk ёshtё nevoja tё bёj kёtu rrugёtimin e kёtij vёllimi poetik, ku pёr qendёrzim ka shikimin ekzigjent  dhe qytetar pёrtej maskave.

Jo mё kot, çdo autor e fillon ciklin e vet poetik me betimin apo hymnin  kushtuar pamjes pёrtej maskave. E, para se tё bёjnё kёtё betim, tregojnё edhe arsyen e tё qenit luftёtar nё kёtё kohё ku luftё nuk ka, por kaosi i ndёrtuar bukur nё tokёn qё quhet Shqipёri, ёshtё mё keq se lufta e zakonshme.

Denis Toçilla  e hap kredon e tij preferenciale:  “Jam luftёtar, sepse lufta ime ёshtё mbijetesa nё mes tё turmёs sё çmendur e moskokçarёse”;  ndёrsa poeti Shahini thotё “Jam luftёtar, sepse arti mё i madh i luftёs ёshtё tё  mposhtёsh armikun me  penёn tёnde tё mendimeve.”

E treta poete e “Luftёtarёve “ ёshtё Josilda Murrja e cila emblemёn e saj si luftёtare e  paraqet: “ Jam luftёtare, sepse luftoj pёr çdo gjё, luftoj pёr ato qё dua, luftoj pёr ёndrrat e mia, jam luftёtare, sepse dua tё jem e tillё.”

E tani tё vij tek poetja e fundit “the last but not the least”,  Rozalina Dyrmishi, e  cila koncepton kredon e saj: “ Jam lufёtare, sepse mes qindra arsyesh pёr tё derdhur  lot, kam zgjedhur tё kёrkoj atё qё mё bёn tё buzёqesh.”

Katёr autorё, katёr  grupe mendimesh, katёr ide tё ndryshme, katёr pёrsiatje pёr tё bёrё ndryshimin, ndryshimin sociologjik dhe psikologjik, duke parё  me tejqyrёn e sё ardhmes, drita e sё cilёs i djeg maskat e mashtruesve.

Qё nё fillim tё kёtij shkrimi, desha  tё sjell edhe mendimet e deritanishme tё lexuesve tё kёtij libri ku mё  i spikaturi ёshtё patjetёr ai i studjuesit z. Dalan  Shuapi i cili pёr poezitё e kёtij libri, shkruan:

“Poezi tё bukura, me shumё ndjenja, tё cilat shprehin nё mёnyrё filozofike dashuriё dhe respetin pёr tё bukurёn, dashurinё, jetёn dhe zgjidhjen e problemeve sociale; Stil oriental pers  i ngjashm me ato tё Omer Kajamit tё pavdekshёm, zgjidhjen e problemeve  e  lenё nё  dorё tё fuqive hyjnore;  gjuha dhe stilistika ёshtё shumё e pasur pёr njё shoqёri aristokratike e mendoj se duhet tё jetё e thjeshtё dhe e kuptueshme pёr lexuesin e thjeshtё.”

Ka shumё tё drejtё!

Gёte i madh shkruan:

“Duhet tё paktёn çdo ditё tё dёgjosh  ndonjё kёngё, tё lexosh njё poezi tё bukur, tё shohёsh njё pikturё ndriçuese, dhe nёse  ёshtë e mundur tё thuash ndonjё fjalё tё arsyeshme.”

Dhe fjala e arsyeshme ёshtё vetё poezia e katёr muskёtjerëve  luftёtarё,  sepse poezia nuk ёshtё mё e atij qё e shkruan por e atij tё cilit i shёrben.

Duke analizuar poezitё e kёtij vёllimi tё veçantё, nё ditёt tona tё  turbullta ku kaosi dhe rregulli janё nё luftё me njeri-tjetrin,  mund tё them mё plot gojёn se kёta dy djem dhe kёto dy vajza kanё hartuar  “Metodologjinё e tё arsyetuarit ndryshe”.

***

Poeti Demito me metaforat e tij absolute na çon nёpёrmjet  artit tё sonetave nё skena reale tё jetёs, ku dhimbja ёshtё kryefjala e  ndjenjave tё  tij poetike.  Dhe ja hyji:  “Na ndriço rrugёn o krijues, o zot i madh me plot fuqi…”   e me kёtё motiv ai thur poezi tё  vetat origjinale, krejt ndryshe nga shumё poetё  tё kёshtjellёs sё Facebook-ut.

Demito ёshtё i lirё nga prangat e padukshme tё medias shqiptare tё ditёve tona.  Nё vargun e  Demitos ka muzikalitet, shpesh iktusi ngrihet mbi rreshtat e strofave,  e aty shpёrthen pathosi poetik. Kjo figurё e rrallё artisike shpёrthen sidomos nё poezinё psikologjike “Loti i fshehtё”. Por mbi tё gjitha, nё poezinё e Demitos rima ёshtё tjetёr rimё, e ajo sikur lidhet me hyjni!

Poezia “Hakrrim” shkruar nёn ndikimin e Ali Asllanit ёshtё njё proklamatё  pёr  elitёn plangprishёse tё pasanikve tё pa drejtё shqiptarё  ku  “ ndonëse erdhi kohё e re, mbeti po shqiptar i vjetёr”.

***

Ndёrsa poeti i dytё Elti Shahini, nё pjesёn e vet luftarake vjen me njё stil modern tё vargut, nё ndryshim nga tё tre poetёt e grupit.  Duke veçuar poezinё hymn “ Pёrtej maskave”, poezitё  e tjera dalin jashtё metrikёs sё njohur duke bёrё “ thyerjen kaustike” siç e ka titulluar ai njё poezi tё tijёn. Ka njё arsye qё Elti del jashtё kornizave me numurim rrokjesh nё  çdo varg metrik , sepse ai thotё: “ nuk mё duhet asgjё  qё tё rishkruaj dhe tё them vargjet/ qё gjithmonё kanё rimё/ dhe kuptimi i kёsaj rime ngre hipotezёn e konceptit tё balastit.”

Elti Shahini   punon me muzёn e vetёtimёs  ku vetё poeti ёshtё nё njё bashkёbisedim virtual me botёn e madhe, mes trazirave, perёndimit tё diellit, nё skenat bardh e zi  e deri te “ xhelozia e verbёr”.  Poezia e Eltit ёshtё njё bashkёsi ndjenjash, qё shoqёrojnё poezitё ku rima ёshtё egzistente por e padukshme, ajo shkrihet nё brendësi tё temёs dhe ёshtё thjeshtё modeste e duket sikur thotё: “Poet,  ti vazhdo e trego, unё nuk tё pengoj, por di tё vi nё çaste tё domosdoshme, jo si rimё e zakonshme!”

Vargu i lirё  i Elti Shahinit ёshtё njё sfidё mes poetёve tё rinj, ёshtё njё  thirrje pёr ndryshim, njё ndryshim pёr vetё poezitё e ditёve tona. Poezia mё pёrfaqësuese nё kapitullin “Elti Shahini” ёshtё  “Materie vizuale”, ku vargu “mua  ndryshe nga ti, mё  kanё mёsuar tё dua dhe t’i jap frymё jetёs”, ёshtё dhe laitmotovi i poezisё sё Shahinit.

***

Cikli i tretё  i “luftёtarëve” shkruar nga poetja Josilda Murrja, hapet me poezinё  hymn “pёrtej maskave”, si njё uverturё pёr poezitё pasuese. Edhe kjo poete poezinё e saj e ka ndryshe, ku   strofat janё katёr vargëshe, por tё shkurtra  si varg. Rima triumfon nё çdo poezi dhe i jep origjinalitetin kёsaj poeteje. Eshtё rasti kёtu qё tё theksoj edhe veçorinё e kёtij libri, qё pёr mendimin tim do tё bёjё jehonё nё botёn e poezisё shqiptare, sepse tё katёr autorёt  luftojnё me armёt e tyre poetike, pa i marrё hua asnjё poeti qoftё dhe njё figurё sado tё thjeshtё letrare.

Poezia e Josilda  Murrjes rrjedh  natyrshёrm si lumenjtë malorё tё Veriut, nga ka dhe origjinёn. Poezia e saj lёviz si njё  lupё gjigante mbi fenomenet e jetёs, sepse nё poezinё e saj “Sa e vogёl  ёshtё bota”, ajo thotё thjeshtë “Sa e vogёl  ёshtё bota/ Dhe shumё njerёz ka/ Kam parё njerёz tё mirё/  dhe tё kёqinj kam pa. “

Kjo poete i kёndon natyrёs kaq me sinqeritet, sa qё  fenomenet e saj i sheh si vetё njerёzit, si vetё veten e saj. Poezia e saj e thjeshtё ngrihet kundёr padrejtёsive tё kohёs, ashtu siç ajo kёrkon “Njerёz me zemёr” dhe nё kёrkim e sipёr i drejtohet zotit  duke iu lutur atij…

***

Rozalina Dyrmishi, poetja e katёrt e librit “Pёrtej maskave”,   vjen  me njё poezi krejt tё vetёn ku struktura e poezive tё saj, ndonëse i nёnshtrohet metrikave tё njohura, ndriçohet nga rrezatim i shpirtit femёror.

Mbasi i pёrvishet mirё maskave njerёzore, ajo shkruan pёr ditёt boshe, ditёt ters, plagёt e zemrёs, vetmisё, lotёt e deri nё strofullat e gjarpёrinjve, e pak mё vonё i kthehet si poetёt persё trandafilit, melankolisё,  fatit tё njeriut… Nё poezinё e saj “Pa titull” ndjehet optimizmi qё triumfon mbi tё kёqiat e jetёs sё sotme: “Mёsova mbi vargje tё ndёrtoj buzёqeshjen/ Tё lёshojnё lot i urdhёrova sytё,/ Por lot gёzimi tё shoqёrojnё qeshjen/ lot…Vetёm pёr kёtё arsye e s’ka njё tё dytё.”

Kjo poete ka njё koncept tё qartё mbi kundёrshtitё e jetёs, prandaj ndryshe nga poetё tё tjerё organizon bukur raportet e kёtyre kundёrshtive. Gjithsesi, ajo ka poezinё e saj origjinale qё dallon nga tё tjerёt.

***

Libri “Pёrtej makave” i katёr poetёve vjen si njё fllad freskues nё kёto ditё tё nxehta, por gjithashtu vjen edhe pas njё periudhe tё pandemisё dhe tё tёrmetit ku Durrёsi pёrjetoi dhimbjet si asnjё qytet tjetёr nё Shqipёri. Ky libёr ёshtё gjithashtu dhe njё leksion pёr tё rinjtё e kohёs sonё. Edhe nёse nuk i fton ata qё tё bёjnё poezi, ndryshe i fton t’i lexojnё e tё shohin se mes tyre do tё kenё dhe miq, apo jo miq me maska. Ky libёr, pёr kohёn tonё nuk ёshtё vetёm pёr tё rinjtё por dhe pёr mosha tё tjera, se dhe rreth atyre moshave pёrsёri ka maska dhe poezia merr vlera reale.

Jo mё kot Oktavio Paz ka shkruar:

“ Poezia nё tё kaluarёn ishte nё qendёr tё shoqёrisё tonё, por me ardhjen e modernitetit ajo ёshtё tёrhequr nё azil.”

 


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back