Showbiz

Kastro Zizo: Isha pranë vdekjes për shkak të alkoolit

Shkruar nga Liberale
Kastro Zizo: Isha pranë vdekjes për shkak të alkoolit

Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo ka treguar së fundmi disa detaje nga jeta private.

Ai rrëfeu në emisionin “Ditë pas Dite” se, një natë, kur kishte rrezikuar vdekjen, ishte bindur se duhet të hiqte dorë nga alkooli.

 “Momenti ku vendosa që të heq dorë ishte kur pashë se marrëdhëniet sociale me partneren time, shokët, fëmijët e mi, ishin drejt një rrënimi. Gjithë abuzimi sigurisht që ka kosto. Por ishte një natë që pata luhatje të forta tensioni, isha pranë vdekjes. Isha me babanë në urgjencë dhe thashë që për të mirën e të tjerëve dhe timen, për fëmijët e mi kryesisht sepse vija nga një ambient që rrethohem me shumë dashuri”, ka thënë Kastro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH