Aktualitet

Kaso: PD ka mbledhur të gjitha faktet për manipulimin e zgjedhjeve

Shkruar nga Liberale
Kaso: PD ka mbledhur të gjitha faktet për manipulimin e zgjedhjeve

Sekretari juridik pranë Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në emisionin “FrontLine”, të Maresla Karapanços në “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit në kampin blu, e cila ka nisur një betejë ligjore për zgjedhjet e 25 prillit.

Kaso thotë se para zgjedhjeve e pas saj, në total, janë bërë 180 kallëzime në organet ligjzbatuese, e që kanë të bëjnë me fenomenin e manipulimit të votës. Kaso nënvizoi se kallëzimet e tyre janë një test prove për SPAK, në të cilën është investuar shumë dhe pritshmëria e qytetarëve është e madhe.

Sipas Kasos, PD i ka të faktuara fenomenet e shit-blerjes së votës, të siguruara nga dëshmitë e qytetarëve, por edhe burimet e Partisë Demokratike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH