Aktualitet

Kashahu: Basha, njeriu i Perëndimit në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Kashahu: Basha, njeriu i Perëndimit në Shqipëri

Arben Kashahu, Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike e ka quajtur ‘shuplakë’ për kryeministrin Edi Rama, fakti që ai nuk u prit në Berlin as nga kancelarja Merkel dhe as nga drejtuesit e CDU/CSU.

“Rama nuk dha prova për integrimin. Ai nuk u mori në konsideratë kushtet e Bundestagut. Qeveria ka dështuar për të treguar përpjekje për realizimin e kushteve. Kushti numër 1 ishte reforma zgjedhore. Sjellja e mazhorancës ndaj reformën zgjedhore është pengesë për integrimi,” tha Kashahu në Syri Tv.

Ai komentoi edhe politikën e Edi Ramës me fqinjët, duke theksuar se Shqipëria jo vetëm nuk i ka shuar problemet me fqinjët, por i ka shtuar. Sipas tij, Rama nuk ka treguar se është perëndimor.

“Njeriu i Perëndimit në Shqipëri nuk është Rama, njeriu i Perëndimit në Shqipëri është Basha,” tha Kashahu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH