Aktualitet

KAS vendos rinumërimin e 114 kutive në Berat

Shkruar nga Liberale
KAS vendos rinumërimin e 114 kutive në Berat

KAS vendosi me shumicën e votave që të rinumërojë 114 kuti në Qarkun e Beratit. Me shumicë votash, anëtarët e KAS votuan këtë të enjte që kjo të bëhet “sipas listës bashkëlidhur kërkesës ankimore të subjektit LSI”.

Rinumërimi i votave do të bëhet vetëm përsa i përket votave subjekteve zgjedhore. KAS vendosi gjithashtu për numërimin e votave për kandidatët për dy kuti në Berat.

Dy përfaqësuesit e partive opozitare, PD-së dhe LSI-së, kërkuan që të rihapej çdo kuti në Berat, për të lexuar siç duhet vullnetin e qytetarëve. “Do të ishim të mendimit që të vijojmë me hapjen e të gjithë Qarkut të Beratit”, tha përfaqësuesi i LSI-së.

Por kjo kërkesë ankimore, sipas socialistëve nuk është në përputhje me Kodin Zgjedhor. Megjithatë Eridian Salianji u shpreh se është dakord që të hapen kutitë vetëm për ato që qendra votimi që janë kërkuar nga ankimuesit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH