Aktualitet

KAS vendos për hapjen e disa kutive në Berat

Shkruar nga Liberale
KAS vendos për hapjen e disa kutive në Berat

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve dha këtë të shtunën vendimin në lidhje me kërkesat e partive të opozitës për rivotim dhe rinumërim në Qarkun e Beratit. KAS ka vendosur që të marrë në shqyrtim disa prej materialeve zgjedhore në disa qendra votimi në Berat. Administrata e KQ-së duhet të sigurojë transportin dhe më pas hapjen e kutive të këtyre QV-ve.

Lidhur me shqyrtimin e ankimeve të subjekteve zgjedhore LSI dhe PD-AN lidhur me kundërshtimin dhe shpalljen e pavlefshme në Qarkun Berat, në vlerësim të provave dhe fakteve të paraqitura nga palët, KAS vendosi marrjen kryesisht në cilësinë e provës të dokumentacionit dhe materialeve zgjedhore që ndodhen në kutitë e materialeve të votimit për qendrat e votimit të qarkut. Për këtë arsye ngarkohet administrata e KQZ të marrë të gjitha masat për transportin dhe hapjen e të gjitha kutive të sipërpërmendura për administrimin e provave të sipërcituara”.

Ndërkohë KAS me shumicën e votave vendosi mos pranimin e kërkesës nga PD-AN për marrjen e provave apo informacioneve shtesë të cituara në kërkesën ankimore.

Po ashtu me kërkesën e dy anëtarëve, KAS vendosi të administrojë si provë të dhënat të kryqëzuara të pajisjeve të identifikimit elektronik në Berat për të bërë të mundur identifikimin e rasteve të votimit të dyfishtë ose familjar sipas kërkimit apo pretendimeve të bëra nga PD-AN.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH