Aktualitet

KAS shfuqizon dy gjobat e KQZ-së ndaj Erion Veliajt

Shkruar nga Liberale
KAS shfuqizon dy gjobat e KQZ-së ndaj Erion Veliajt

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanskioneve, KAS, ka shfuqizuar dy gjobat në shumën 750 mijë lekë të vendosura nga KQZ ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi erdhi pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt, të cilët theksuan se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë.

“Sipas nenit 92 të Kodit Zgjedhor, si dhe duke konstatuar se caktimi i personit përgjegjës është bërë në datën 7 janar 2021, dhe raportimet në vijim janë vlerësuar në përputhje me ligjin, dhe në këto rrethana nuk kemi përgjegjësi administrative, vendosi shfuqizimin e sanksionit administrativ me gjobë ndaj Erion Veliajt, kryetar i bashkisë së Tiranë, në shumën 35 mijë lekë.

Për pikën dy, duke konstatuar se gjatë veprimtarive të denoncuara nuk janë shpërndarë leje apo certifikata pronësie, sipas përcaktimit të ligjit me numër 111, të vitit 2018 për Kadastrën, vendosi shfuqizimin e sanksionit administrativ me gjobë ndaj Erion Veliajt në shumën 40 mijë lekë“, thuhet në vendim.

KQZ vendosi pak ditë më parë dy gjoba ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj u gjobit me argumentin se kishte shkelur rregullat në zhvillimin e aktiviteteve elektorale pas ankesës së LSI-së.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH