Aktualitet

KAS miraton rezultatin pas rinumërimit të 114 kutive të Beratit

Shkruar nga Liberale
KAS miraton rezultatin pas rinumërimit të 114 kutive të Beratit

KAS ka marrë vendimin përfundimtar për zgjedhjet në qarkun e Beratit.

Pas rinumërimit të 114 kutive në Berat, KAS ka miratuar tabelën përmbledhëse me rezultatin e ri i cili nuk ndryshon asnjë mandat.

Nga ana tjetër janë rrëzuar dhe dy kërkesat e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në zonën zgjedhore të qarkut të Beratit.

Tashmë palët kanë 5 ditë kohë të ankimojnë vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor. Tashmë të hënën KAS do të fillojë me shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun e Durrësit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH