Aktualitet

KAS ia kalon logon e PD-së Celibashit, Berisha i paraprin vendimit të KQZ: Koalicion me Partinë e Lirisë!

Shkruar nga Liberale
KAS ia kalon logon e PD-së Celibashit, Berisha i paraprin vendimit të

KAS nuk ka pranuar të shqyrtojë ankimimet e Sali Berishës dhe PD zyrtare për regjistrimin e partisë në zgjedhjet e 14 majit, duke ia rikthyer çështjen kryekomisionerit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi i cili duhet të japë tashmë vendimin përfundimtar. Do të jetë  vendimmarrja e Celibashit, nëse logo e PD do të regjistrohet me firmën  e Alibeajt si kryetar i PD apo jo.

Ky vendim u mor ditën e sotme gjatë shqyrtimit paraprak të çështjes në mbledhjen e KAS. Vendimi për ta regjistruar ose jo PD-në pa firmën e Bashës, duhet mbështetur me të paktën 3 vota në KAS.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të hënë se kandidatët e dalë nga primaret do të hyjnë në zgjedhjet lokale në koalicion. Por para se KQZ të marrë vendimin duke qenë se Rithemelimi i PD-së humbi gjyqin në Apel, Berisha ka aplikuar planin e tij B, duke thirrur sot në selinë blu, kreun e partisë së Lirisë, Ilir Meta, me të cilin do të formojë edhe një koalicion para zgjedhor.

Berisha tha se PD e ka tashmë një koalicion të parë me Partinë e Lirisë, e cila është zotuar të mbështesë të gjithë kandidatët e Rithemelimit të dalë nga primaret.

Sakaq, ai shtoi se zhvillimet e reja në lidhje me përbërjen e koalicionit do të publikohen ditën e martë. - “Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që Partia Demokratike hyn në këto zgjedhje në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do të njohë zhvillime të reja dhe do të komunikohen nesër zhvillimet e reja. Koalicioni është tmerri i Edi Ramës, ai është i tmerruar nga këto zgjedhje, pasi urdhëroi gjykatësit pa moral të shkelmojnë ligjet”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH