Aktualitet

"Karota ruse" hap Gazetën Liberale sot

Shkruar nga Liberale
"Karota ruse" hap Gazetën Liberale sot

Shqetësimeve të disa vendeve të BE-së dhe ShBA-së se fuqitë e tjera do të mbushnin vakumin në rajon, Rusia i është përgjigjur me një ftesë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik.

Fqinjët e kanë mohuar një ftesë të tillë, ndërsa në vend maxhoranca ka paraqitur në Kuvend një rezolutë kundër financimeve ruse në politikën shqiptare.

Ashtu siç ministri  gjerman Michael Roth e kishte parashikuar se vakumin e krijuar në Ballkan, pas vendimit negativ për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,  do ta mbushnin fuqitë e tjera, Rusia nuk ka vonuar t’i ftojë dy kandidatet e Ballkanit me anëtarësim në Bashkimin  Ekonomik Euroaziatik.

Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni në Gazetën Liberale sot. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH