Showbiz

“Karma” e Anxhela Peristerit pushton skenën e “Eurovision-it”

Shkruar nga Liberale
“Karma” e Anxhela Peristerit pushton skenën e

“Karma” e Anxhela Peristerit ka arritur të ndezë edhe në këtë finale skenën e “Eurovision 2021”.

Këngëtarja shqiptare bëri një performancë të jashtëzakonshme, duke merituar duartrokitjet e publikut të pranishëm në ceremoni. Jo vetëm kënga e zëri potent e i ëmbël. Anxhela tërhoqi jo pak vëmendjen me paraqitjen skenike sa i përket veshjes, ku dukej vërtetë mrekullueshme.

Ajo gjatë ditës ka kërkuar dhe mbështetjen e shqiptarëve, duke publikuar në rrjete sociale, kodin e saj si dhe numrat nga ku mund të votojnë shqiptarët e diasporës.

Ndërsa në një intervistë për një media kosovare, Peristeri ka rrëfyer të gjitha emocionet që ka përjetuar në momentin që u dërgua e para në finalen e “Eurovision 2021”, por edhe eksperiencën e deritanishme në kompeticionin prestigjioz.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH