Aktualitet

Karantinimi 2-javor, Dvorani do të shqyrtojë në Apel ankimimin e LSI

Shkruar nga Liberale
Karantinimi 2-javor, Dvorani do të shqyrtojë në Apel ankimimin e

Këtë të premte u hodh shorti në Gjykatën Administrative të Apelit për të përcaktuar trupën gjykuese që do shqyrtojë ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me karantinë dy-javore të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Mësohet se kryesues i trupës gjykuese që do jetë Ardian Dvorani.

Kujtojmë që më 20 prill Lëvizja Socialiste në Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën. Sot Gjykata Administrative shpalli mos-kompetencën për ankimimin e LSI, duke ia kaluar kështu Apelit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH