Globi

Karantinim 2 javor pas kthimit në Britani, Shqipëria jashtë listës

Shkruar nga Liberale

Personat që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar duhet t’i nënshtrohen një periudhe karantine 14-ditore, si masë parandaluese kundër përhapjes së pandemisë.

Ministria e Jashtme britanike ka nxjerrë sot një listë me 59 vend, nga të cilët karantina nuk do të jetë më e nevojshme.

Në listë gjenden vende më parë shumë të prekura si Italia, Spanja, Franca dhe Turqia, ndërkohë që mungojnë vende si Shtetet e Bashkuara, India, Rusia dhe Brazili.

Për sa i përket Ballkanin Perëndimor, Serbia është në listë, ndërkohë që Bosnje-Herzegovina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mungojnë, ashtu si jo pak me surprizë edhe Mali i Zi, gjendja e të cilit deri pak ditë më parë dukej e qetë. Rregullorja hyn në fuqi me datë 10 korrik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH