Aktualitet

Karamuço për sigurinë publike: Policia nga janari ka vendosur kamera në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Karamuço për sigurinë publike: Policia nga janari ka vendosur

Prej disa javësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion për çmontimin e kamerave nëpër vende publike, të vendosura nga persona të botës së krimit.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço dha më shumë detaje. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” eksperti theksoi se kamerat janë të teknologjisë së lartë që arrijnë të fiksojnë deri në 2 km distancë.

Kamerat janë syri i botës së krimit për të na parë të gjithë ne. Edhe policia ka kamera por jo në atë shtrirje gjeografike sa krimi i organizuar. Hoqëm kamerat por pas tyre janë serverat, monitorët, vëzhduesit dhe organizatorët. Për shumicën nuk ka ende të dhëna se ku janë serverat.

Për disa është dyshuar dhe për disa janë bërë kallëzime. Për shumicën e këtyre kamerave nuk ka ende sot lidhje se ku janë serverat, ku është monitori, sallat operative. Kamerat janë me ëireless dhe me panel diellor. Një kamer që vura re është Wise, të kap dhe të fikson deri në 2 km.

Kam dyshime të forta se disa prej këtyre kamerave, krimi i organizuar edhe për shkak të portofolit që ka, kanë një database që të bën jo vetëm fiksimin e fytyrës por edhe njohjen e fytyrës.”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH