Aktualitet

Karaburuni ende nën pushtetin e flakëve

Shkruar nga Liberale
Karaburuni ende nën pushtetin e flakëve

Karaburuni prej disa ditësh vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve. Edhe këtë të shtunë zjarri ishte aktiv në disa vatra, në pjesën veriore të gadishullit.

Hektarë të tëra me bimësi, shkurre dhe peme të ndryshme janë djegur, ndërkohe që për fikjen e zjarrit është angazhuar edhe ushtria, por terreni malor dhe era kanë krijuar vështirësi për vënien e tij nën kontroll.

Një tjetër zjarr përfshiu kodrën në lagjen Nr. 1 në Ksamil, në zonë e quajtur “Baxhua”. Flakët kanë djegur shkurre dhe pemë që prej mbrëmjes së të premtes.

Policia njoftoi se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Edmond Zogaj, banues në Ksamil, si autor i zjarrvënies në Ksamil.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH