Showbiz

“Kaq e pati edhe Luizi!”, gazetarja bën parashikimin e madh, Bledi Mane: Më kërcënuan me jetë

Shkruar nga Liberale

Olta dhe Luizi e hoqën litarin ditën e sotme duke shkuar direkt në nominim. Ishte Luizi ai që nxiti Oltën ta hiqte litarin duke i thënë të bëjnë një "finale të parakohshme". Ky veprim i tyre ka marrë vëmendjen e të gjithëve teksa kanë nisur edhe parashikimet se cili prej tyre do lë shtëpinë.

Mes komentuesve në faqen tonë zyrtare në Facebook ka komentuar edhe gazetarja dhe aktivistja e njohur nga Kosova, Arta Avdiu, e cila shpeshherë jep mendimet e saj për banorët e Big Brother VIP.

Sipas Artës, Luizi nuk ia del në nominim përballë Oltës.

Sakaq, Bledi Mane ishte sot i ftuar në "Wake up" ku foli për eksperiencën e tij në "Big Brother VIP" dhe mes të tjerash u ndal te një deklaratë e bërë pak kohë më parë për Luizin. "Ai është i varur nga bixhozi", ishte shprehur gazetari para se të futej në shtëpi.

Gjatë intervistës në programin e mëngjesit, Bledi tha se ka marrë kërcënime me jetë nga mbështetësit e Luizit, mirëpo këta njerëz pasi kanë parë lojën e tij në "Big Brother VIP", kanë filluar t'i dërgojnë zemra.

“Gjatë rrugës kur shkoja për tu futur, mesazhet ishin pafund. Unë jam regjur nga kërcënimet dhe kur nuk marr shqetësohem. Unë kisha bërë edhe deklaratën se Luizi ka varësi nga bixhozi. Të luash bixhoz nuk është turp, sepse është diçka e ligjshme. E kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulmin frontal. Përpara se të hyja në BB VIP më kanë kërcënuar, më kanë kërcënuar me jetë. E nisa pak i trembur lojën, por ku kam dalë jashtë pashë që këta njerëz që do më vrisnin më dërgonin zemra”, u shpreh gazetari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH