Sport

Kapriçot e goglave, ja kur luhen 4 derbet e kryeqytetit

               Publikuar në : 17:27 - 10/08/19 R Liberale

Në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh mesditën e sotme shorti i edicionit të 81-të të Kategorisë Superiore. Goglat ishin kokëforta, me kampionët në fuqi, Partizanin që do e nis mbrojtjen e titullit ndaj rivalëve të sezonit të shkuar, Kukësit.

Nënkampionët fituan Kupën e Shqipërisë në sezonin që sapo u mbyll dhe këtë sezon synon të zbres nga froni pikërisht të kuqtë. Ndërkohë, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet 4 herë në këtë sezon. Ndërkaq, takimi i parë mes tyre zhvillohet më 28 shtator në stadiumin “Niko Dovana”.

Dueli i kthimit do të luhet më 4 dhjetor. Takimi i raundit të tretë. Dy skuadrat e kryeqytetit zbresin sërish në “Niko Dovana” përballë njëra-tjetrës më 29 shkurt, përpara se të zhvillojnë takimin e fundit, pikërisht atë të 2 majit.

(Visited 29 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *