Aktualitet

Kapja e kamionit me 2.6 ton marijuanë, burg për dy lushnjarët

Shkruar nga Liberale
Kapja e kamionit me 2.6 ton marijuanë, burg për dy lushnjarët

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën arrest me burg për Përparim Shurdhin dhe Arlind Tabakun, të akuzuar si bashkëpunëtore për trafikimin me kamion të 2.6 ton marijuanë, drogë, e cila u kap nga policia në Mal të Zi.

Arlind Tabaku është personi i cili i ka gjetur magazinën shoferit të kamionit Elvis Çaliku, pasi ky i fundit i ka kërkuar një magazine me qira për të lënë fruta perimet në Lushnje.

Ndërsa Përparim Shurdhi është pronari i magazinës qe ia ka dhënë me qira shtetasit Elvis Çaliku. Ndërkohe avokatët mbrojtës të Tabakut shprehen se prokuroria nuk ka asnjë provë.

"Zero prova ga prokuroria. Arrestim skandal. Ka vetëm një komunikim me 27 tetor mes Arlind Tabakut dhe shoferit të kamionit. Arlind Tabaku nuk ka qenë në magazinë sepse janë kamerat e sigurisë. Nuk ka asnjë lloj prove nga ana e prokurorisë. Arlind Tabaku dhe personi tjetër nuk kanë nxjerrë asnjë emër të personave të përfshirë siç pretendohet. Magazinën shoferi i kamionit ia ka kërkuar me qira sepse i ka thënë se dua të merrem me fruta-perime duke qenë se zona e Lushnjës njihet për atë punë. Nuk ka asnjë provë që tregon se kamioni është ngarkuar me drogë te magazina por vetëm shihet duke hyrë dhe duke dalë.Është absurde që nuk është nën hetim asnjë punonjës në doganën e Hanit të Hotit ku kamioni kaloi me drogë", tha avokati mbrojtës.

Kamioni me drogë, edhe pse kaloi dy skanerënë pikën doganore të Hanit të Hotit, nuk u pikas nga autoritetet. Ngarkesa u kap në afërsi të Podgoricës, pasi policia kishte dyshime nga disa informacione sekrete. Droga kishte si destinacion Gjermaninë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH