Aktualitet

Kapja e 400 kg kokainë/ Çuçi, paralajmëron operacione të tjera

Shkruar nga Liberale
Kapja e 400 kg kokainë/ Çuçi, paralajmëron operacione

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi të hënën ka reaguar për sekuestrimin e 400 kg kokainë në Kosovë, duke deklaruar se kjo është një luftë e vazhdueshme, që do të pasohet nga operacione të tjera.

Përmes një njoftimi për mediat, Çuçi thekson se goditja e kontrolluar e grupit kriminal që tentoi të trafikonte rreth 400 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Kosovë, është një tjetër dëshmi e suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës dhe provë e besimit të lartë të partnerëve te Policia e Shtetit.

Ministri i Brendshëm nënvizon se hetimi profesional dhe intensiv mes disa shteteve na çoi në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm në fushën e narkotikëve.

Reagimi i ministrit Bledi Çuçi

Goditja e kontrolluar e grupit kriminal që tentoi të trafikonte rreth 400 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Kosovë, është një tjetër dëshmi e suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës dhe provë e besimit të lartë të partnerëve te Policia e Shtetit. Hetimi profesional dhe intensiv mes disa shteteve na çoi në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm në fushën e narkotikëve. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që do të pasohet nga operacione të tjera dhe goditje si kjo e fundit, për ta bërë Shqipërinë dhe rajonin një vend më të sigurt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH