Aktualitet

Kapja e 4.3 ton kokainë, Artan Hoxha: Ngarkesë e 2 grupeve kriminale shqiptare

Shkruar nga Liberale
Kapja e 4.3 ton kokainë, Artan Hoxha: Ngarkesë e 2 grupeve kriminale

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për sasinë e kokainës që u kap sot në Alicante të Spanjës. Në fjalën e tij, gjatë një interviste Artan Hoxha tha se kokaina kishte për destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Ndërsa zbuloi për Euronews, se porositës ishin dy grupe kriminale; një nga Tirana dhe një tjetër nga Durrësi. Por nuk bëri me dije të tjera detaje.

"Sasia në Alicante nuk është sasi rekord. Kjo ngarkesa ka qenë duke ardhur ngarkesë e 2 grupeve kriminale shqiptare. Për Shqipëri? Do shkonte në Europë se 4.3 ton nuk ke ku e çon në Shqipëri se është shumë. I përfshirë ëstë një grup nga zona e kryeqytetit, e grupi tjetër është nga zona e Durrësit. Kjo ngarkesë dyshohet se është porosi e tyre. Kur janë ngarkesa kaq të mëdha nuk lidhen,"-tha ndër të tjera Artan Hoxha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH