Aktualitet

Kapiteni u zhduk, pronari turk tërheq jahtin e bllokuar në Shëngjin

Shkruar nga Liberale
Kapiteni u zhduk, pronari turk tërheq jahtin e bllokuar në

Biznesmeni turk Nedim Akyuz ka tërhequr nga ujërat e Shëngjinit jahtin e tij luksoz, i cili ishte bllokuar nga Prokuroria, pas zhdukjes së kapitenit.

Jahti  “Atik Bey” u gjet i braktisur në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, me GPS te fikur, ndërsa gjatë kontrollit policia gjeti dokumentet e kapitenit Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë i humbur.

Edhe pse nuk ka asnjë gjurmë nga kapiteni i zhdukur, Prokuroria ka lejuar pronarin turk të tërheqë jahtin e tij, e cila është realizuar nga dy persona me prokurë të pronarit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH