Aktualitet

Kapet nga policia duke vaditur kanabis/ Arrestohet 44-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Kapet nga policia duke vaditur kanabis/ Arrestohet 44-vjeçari

Janë goditur dy raste të kultivimit të kanabisit  në qarkun e Beratit, ku ka përfunduar në pranga një person.

Adi Myftari 44-vjeç u arrestua pasi në Vërzhezhë, ky person u kap nga policia duke vaditur 120 fidanë të dyshuara si bimë narkotike kanabis, të cilat ishin të mbjella pranë tokës së tij.

Ndërkohë që u procedua penalisht Sh.K. 62 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë dhe K.B., 51 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Në këtë zonë është zbuluar kultivimi i kanabisit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH