Aktualitet

Kapet mbi 2 ton drogë në kamionin me targa shqiptare

Shkruar nga Liberale

Më shumë se dy ton marijuanë u kapën në Podgoricë, ndërsa në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptare. Gazeta malazeze “Vijesti”, shkruan se është arrestuar Elvis Calik.

Droga u kap në terminalin doganor në një aksion të përbashkët të Drejtorisë së Policisë dhe administratës doganore. Marihuana u gjet në një kamion që hyri nga Shqipëria në pikën kufitare Bozaj.

“Një kamion i drejtuar nga një E. C (40 vjeç), një shtetas i Republikës së Shqipërisë, mbërriti në vendkalimin kufitar Božaj sot, 3 nëntor. Një ngarkesë tranzit me fruta dhe perime e destinuar për vendet e Evropës Perëndimore u raportua në autoritetin doganor. Pas kontrolleve nga oficerët, u zbuluan nëntë paleta që përmbajnë drogë narkotike marihuanë me një peshë totale prej rreth 2 tonë.

Të dhënat operacionale tregojnë se një grup i organizuar kriminal aktiv në territorin e Republikës së Shqipërisë ka provuar të kontrabandojë rreth 2 tonë marijuanë në Evropën Perëndimore. Një hetim ndërkombëtar është duke u zhvilluar me policinë e Republikës së Shqipërisë dhe policinë e Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH