Aktualitet

Kapet "mat" një 20-vjeçar në Durrës, në tentativë për…

Shkruar nga Liberale
Kapet "mat" një 20-vjeçar në Durrës, në

Policia e Durrësit ka arrestuar sot tre persona për vepra penale të ndryshme.

Policia njofton se arrestoi një 51-vjeçar, për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.

Gjithashtu, në flagrancë në tentativë për të vjedhur u ndalua nga policia edhe një 20-vjeçar, i cili ishte dhe me masë sigurie “Arrest shtëpie”.

"Shtetasi R. P., 51 vjeç, banues në Durrës, u kap pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, ku ky shtetas punonte si banakier, u gjetën dhe sekuestruan 5 doza me lëndë narkotike, e llojit kokainë.

Sakaq, falë informacioneve të marra nga qyetarët policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po tentonte të vidhte materiale ndërtimi në ambientet e një magazine.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 20-vjeçari ka shkelur dhe masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin E. P., 31 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për vjedhje", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH