Aktualitet

Kapet kokaina me vlerë 850 mln euro në një peshkarexhë në Itali, 5 të arrestuar, mes tyre edhe 1 shqiptar

Shkruar nga Liberale
Kapet kokaina me vlerë 850 mln euro në një peshkarexhë

Rreth 5.3 tonë kokainë me vlerë 850 mln euro u kapën nga Guardia di Finanza në një peshkarexhë në Itali. Për pasojë u arrestuan pesë persona, mes tyre edhe një shqiptar.

Sipas mediave të huaja i arretuari është 35-vjeçari, Elvis Lleshaj. Po ashtu, në pranga përfunduan; Vincenzo Catalano, një 35-vjeçar nga Kalabria; Kamel Thamlaoui, një 54-vjeçar tunizian, me banim në Pulia; Sami Mejri, tunizian me banim në Barcellona Pozzo di Gotto; 19-vjeçari francez Yanis Malik Bargas.

Pas kontrollit, ngarkesa maksimale e kokainës u gjet e fshehur pas një dhome. Në total u sekuestruan mbi 5.3 tonë kokainë, që synonte të furnizonte të gjithë tregun sicilian por edhe atë kombëtar.

Sipas autoriteteve italiane vlera e drogës shkonte rreth 850 milionë euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH