Aktualitet

Kapen rreth 6 tonë kokainë në Itali/ 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

Shkruar nga Liberale
Kapen rreth 6 tonë kokainë në Itali/ 5 të arrestuar, mes

Të paktën pesë persona kanë rënë në pranga pas operacionit të zhvilluara nga Gurdia di Finanzia kundër trafikut të narkotikëve.

Mediat italiane shkruajnë se janë sekuestruar rreth 6 tonë kokainë, që besohet se mund të kapë vlerën e 1 mld eurove.

Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Palermos dhe i kryer nga Gico, ka nisur që mbrëmë. Dy anije u identifikuan dhe u bllokuan pas një ndjekjeje me avionë dhe varka patrullimi.

Të arrestuar kanë mbetur; Vincenzo Catalano 35 vjeç nga Bagnara Calabra, Kamel Thamlaoui, tunizian, 53-vjeç banues në Tricase; Sami Mejri, tunizian 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto; Yanis Malik Bargas francez, 19-vjeç dhe shqiptari Elvis Lleshaj, 35-vjeç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH