Aktualitet

Kapen duke vjedhur, tre shqiptarët e arrestuar rrezikojnë të rrihen nga turma

Shkruar nga Liberale
Kapen duke vjedhur, tre shqiptarët e arrestuar rrezikojnë të

Arrestohen tre  hajdutë  në  "Villa di Briano".  Policia italiane i kapi në flagrancë  tre  shtetas shqiptarët që u kapën  duke vjedhur brenda një punishteje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 13 gusht.

Të tre hajdutët, rreth orës 19:00, në via Regi Lagni të Villa di Briano, u befasuan brenda një magazine/punishteje me një shtëpi ngjitur, ku kishin hyrë fshehurazi. Njëri nga të tre u bllokua menjëherë, ndërsa bashkëpunëtorët, tentuan të arratiseshin dhe më pas u ndoqën dhe u bllokuan në fushat e një fshati.

Pas kontrollit personal në automjetin e përdorur, u gjetën mjete të përshtatshme për vjedhje, kapuç dhe doreza, si dhe disa radio me dy drejtime. Hetimet e menjëhershme, të kryera pas marrjes së gjurmëve të gishtave, bënë të mundur konstatimin se një prej të arrestuarve ishte i akuzuar për një vjedhje  tjetër që kishte ndodhur më 7 korrik 2022.

Tre shqiptarët janë shoqëruar në burgun e Santa Maria Capua Vetere, në pritje të gjyqit.

Në momentin e arrestimit, tre kriminelët  rrezikuan të rriheshin nga qytetarët. Për të ndihmuar policët në arrestimin e tyre, ndihmuan qytetarë dhe disa oficerë që ishin me pushime në momentin kur ndodhi grabitja. Kryebashkiaku Luigi Della Corte falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në arrestimin e tre hajdutëve shqiptarë.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH