Aktualitet

Kaosi në Kakavijë, Ministria: Qytetarët i vonon bërja e tamponëve

               Publikuar në : 11:15 - 14/08/20 liberale

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me situatën kaotike në Kakavijë, ku janë krijuar radhë të gjatë në pritje për të kaluar në Greqi. Ministria shpjegon se kanë kontaktuar me palën greke dhe është konstatuar se vonesat nuk shkaktohen nga policia, po prej autoriteteve shëndetësore.

Ndër të tjera ministria bën me dije se gjatë ditëve të fundit kalimi lejohet vetëm në orarin 06:00 deri 22:00 ora shqiptare.

Ndërkaq, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ka fluks të shtuar dhe qytetarët janë detyruar të presin me orë në radhë, si pasojë lëvizja po ecën shumë ngadalë, pasi nga ana e autoriteteve greke po kryen testimeve masive.

“Është realizuar takim me drejtues të palës greke dhe theksojmë se problemi në lëvizje nuk krijohet nga autoritetet policore greke apo ato doganore, por nga autoritetet shëndetësore në Pikën e Kalimit Kufitar të palës greke. Teksa në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, puna vijon normalisht. Në Pika Kufitare të tjera, pala Greke nuk kryen procedura hyrje/dalje, për mjete dhe shtetas, por procedon vetëm raste urgjente”, thuhet në përgjigjen e ministrisë, shkruan Abc News.

Ndërkohë bëhet me dije se duke filluar nga data 17 Gusht 2020, hyrja në Greqi do të lejohet vetëm me rezultatin e testit negativ të covid-19, i cili do të kryhet në Shqiperi.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back