Aktualitet

Kantieri në ballinën ujore në hyrje të Shkodrës, Rama kërkon ritëm më të lartë të punimeve: Shkodranët nuk kanë më durim

Shkruar nga Liberale
Kantieri në ballinën ujore në hyrje të Shkodrës, Rama

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në kantierin e ballinës ujore në hyrje të Shkodrës. Gjatë inspektimit Rama ka qenë i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali e cila është deputete në këtë qark dhe nga kryebashkiaku Benet Beci.

Kreu i ekzekutivit i kërkoi drejtuesit të punimeve që të ketë më shumë ritëm duke u shprehur se shkodranët nuk kanë më durim për vepra të tilla.

Ritëm, ritëm se shkodranët nuk kanë më durim se kemi dhe koston e pritjes së gjatë të pritjes nga demokracia.”- tha Rama.

Ndërsa për kryebashkiakun Benet Beci kërkesa e Ramës ishte që të zgjidhë problemin e hyrjes së qytetit, për të ndërtuar diçka të denjë për kryeqendrën e veriut. Ai u shpreh se Shkodra është i vetmi qytet me një potencial kaq të madh dhe ndërkohë nuk ka hyrje si qytetet e tjera të zhvilluara.

“Është e rëndësishme të kuptohet kjo gjë. Shkodra është i vetmi qytet me një potencial kaq të madh dhe njëkohësisht nuk ka hyrje. Duket si një shteg aty”- shtoi Rama.

Kryebashkiaku, Beci tha se me investimet që do të bëhen për hyrjen e qytetit, edhe vlera e pronave përreth do të rritet, e njëjta gjë që ndodhi në Vlorë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH