Aktualitet

Kantierët e ndërtimit, si kantierë vdekjeje. Humb jetën 56-vjeçari

               Publikuar në : 16:46 - 03/09/20 liberale

Një person ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar në një kantier ndeërtimi, në rrugen “Kongresi i Manastirit”.

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se viktima është I.B., 56 vjeç.

Nuk është hera e parë që punëtorët ndërrojnë jetë në kantierët e ndërtimit.

Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi I.B., 56 vjeç, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back